OBSH jep alarmin: Kemi vaksinat anti-Covid, por tani ka probleme me shiringat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH jep alarmin: Kemi vaksinat anti-Covid, por tani ka probleme me shiringat

Njerëzimi ka tashmë vaksinat, me të cilat mund të parandalojë shpërndarjen e koronavirusit, por tashmë duket se do të përballet me një tjetër problem.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se në vitin 2022 mund të mungojnë shiringat e nevojshme për administrimin e vaksinave kundër Covid-19, të cilat mund të ndikojnë në të gjitha fushatat e vaksinimit dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve, shkruan abcnews.al.

Bëhet fjalë për një nevojë prej më shumë se 20 miliard shiringash në të gjithë botën, të cilët do të duhen gjatë 2022 për vijimin e vaksinimit.

Agjencitë kombëtare të shëndetit duhet të regjistrojnë nevojat e tyre për shiringa shumë më herët për të shmangur “problemet në tregje” me të cilat përballet bota në fillim të pandemisë Covid-19 me mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale për ekspertët e shëndetit, tha ekspertja e OBSH-së, Lisa Hedman.

Advertisement

“Mund të ketë një mungesë globale të shiringave të përshtatshme për vaksinim, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë probleme serioze duke vonuar fushatat e imunizimit si dhe duke ngritur shqetësime për sigurinë,” tha ajo.

Por problemi nuk lidhet vetëm me vaksinat anti-Covid.

Mungesa e shiringave mund të vonojë vaksinimet e rregullta, veçanërisht të fëmijëve, por edhe praktika të tjera shëndetësore dhe mund të inkurajojë ripërdorimin e shiringave dhe ageve, veçanërisht në vendet më të varfra, tha Hedman.

Rreth 6.8 miliardë doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në mbarë botën, pothuajse dy herë më shumë se vaksinat e rregullta, tha ajo, në një kohë kur rreth 6 miliardë shiringa mund të prodhoheshin në mbarë botën çdo vit.

Advertisement

Kjo do të thotë se bota mund të përballet me mungesë deri në dy miliardë shiringa në vit, përveç nëse më shumë fabrika fillojnë të prodhojnë shiringa që janë të përshtatshme për vaksina.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy