OBSH ngre alarmin: Deri në mars, mbi 2 milionë viktima nga koronavirusi në Europë nëse nuk ndërmerren masa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH ngre alarmin: Deri në mars, mbi 2 milionë viktima nga koronavirusi në Europë nëse nuk ndërmerren masa

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se deri në mars të vitit 2022 do të ketë gjithsej dy milionë viktima nga koronavirusi në Evropë, nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.

“Rajoni evropian mbetet nën kontrollin e pandemisë Covid-10. Vdekjet që i atribuohen Covid-19 u rritën me 4200 në ditë javën e kaluar, duke dyfishuar shifrën 2100 në fund të shtatorit. Ndërkohë, numri total i vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar shifrën 1.5 milionë në 53 vendet e rajonit. Sot, Covid-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë dhe Azinë Qendrore”, shkruan OBSH-ja në një deklaratë.

Duke e përshkruar situatën si shumë serioze, OBSH-ja tha se priste “stres të lartë ose ekstrem” për shtretërit e spitaleve në 25 nga 53 vendet e rajonit dhe në njësitë e kujdesit intensiv në 49 vende të vendosura për t’u përballur me pandeminë.

Me gjithnjë e më shumë njerëz që mblidhen në ambiente të mbyllura në motin më të ftohtë të vjeshtës, një numër i madh ende i pavaksinuar dhe efikasiteti i vaksinës kundër formave të rënda të sëmundjes po zbehet”, shumë njerëz mbeten të prekshëm ndaj virusit”.

Advertisement

Rritja po nxitej nga varianti Delta shumë i transmetueshëm, i cili tani është mbizotërues në të gjithë rajonin, tha OBSH-ja, por edhe nga relaksimi i gjerë i masave parandaluese, si mbajtja e maskave dhe distancimi fizik, që nga vera.

Po kështu edhe grumbullimi i shumë njerëzve në ambiente të mbyllura për shkak të motit të ftohtë, si edhe një numër i madh ende i pavaksinuar. Ndërsa efikasiteti i vaksinës kundër formave të rënda të sëmundjes po zbehet dhe “shumë njerëz mbeten të prekshëm ndaj virusit”, tha OBSH-ja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy