minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
OBSH paralajmëron rritje të rasteve me variantin Omicron në të gjithë botën - Struga.info


OBSH paralajmëron rritje të rasteve me variantin Omicron në të gjithë botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH paralajmëron rritje të rasteve me variantin Omicron në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka paralajmëruar të gjitha vendet që të përgatiten për rritjen e rasteve të Covid. Drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin perëndimor, Dr Takeshi Kasai, tha shpërndarja gjeografike e variantit të ri  ka të ngjarë të jetë më e lartë se sa është raportuar.

Kasai shton se vendet kanë marrë mësime nga përhapja dhe shpërndarja e variantit Delta. Dr Babatunde Oloëokure, drejtor rajonal i urgjencës së OBSH-së, tha se pezullimi i udhëtimeve mund të pengojë përhapjen e variantit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se OBSH po punon me një “numër të madh” institucionesh kërkimore për të studiuar Omicron, por deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë informacion, i cili mund të sugjerojë nevojën për të ndryshuar qasjen ndaj pandemisë të miratuar nga vendet deri më tani.

Sipas OBSH-së mbajtja e maskave, distancimi fizik, larja e duarve, shmangia e grumbullimeve, gjurmimi i kontaktit,  izolimi i rasteve dhe vaksinimi mbeten të gjitha të rëndësishme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy