OKB: Rusia ka kryer krime lufte në shkallë të gjerë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB: Rusia ka kryer krime lufte në shkallë të gjerë në Ukrainë

Komisioni i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Rusia ka kryer një sërë krimesh lufte gjatë agresionit të saj në Ukrainë.

 

“Vendi ka kryer një gamë të gjerë shkeljesh të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar në Ukrainë”, shkruhet në një raport nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit për Ukrainën, të publikuar të enjten.

 

Advertisement

Raporti pretendon se krimet e luftës të kryera nga rusët përfshinin sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës së lidhur me energjinë, vrasje me dashje, mbyllje të paligjshme, tortura, përdhunime dhe dhunë të tjera seksuale, si dhe transferime dhe dëbime të paligjshme të fëmijëve.

 

Raporti gjithashtu dokumentoi një numër të vogël shkeljesh të kryera nga forcat ukrainase, përfshirë sulme të mundshme pa dallim dhe dy incidente të cilësuara si krime lufte, ku të burgosurit rusë të luftës u qëlluan, u plagosën dhe u torturuan.

 

Advertisement

Disa ditë më parë u bë me dije se do të nisë dhe mbledhja e evidencave që mbështesin faktet se disa shtetas rusë kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy