OKB: Situata në Gaza është apokaliptike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB: Situata në Gaza është apokaliptike

Në Rripin e Gazës, pas disa ditësh armëpushim, kanë rinisur sulmet, ku shumë civilë po humbin jetën.

 

Apokaliptike, e ka cilësuar OKB luftën në Gazë, ndërsa thekson se askush nuk është i sigurt.

 

Advertisement

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths, në një postim në platformën “X” shkruan:

 

Sa herë që mendojmë se gjërat nuk mund të bëhen më apokaliptike në Gaza, ato ndodhin.

 

Advertisement

Njerëzit urdhërohen të lëvizin përsëri, me pak për të mbijetuar, të detyruar të bëjnë një zgjedhje të pamundur njëra pas tjetrës”.

 

Asnjë vend i sigurt nuk është i sigurt në Gaza. As spitale, as strehimore, as kampe refugjatësh – vazhdon zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara.

 

Advertisement

Askush nuk është i sigurt. Jo fëmijët, por as punonjësit e shëndetësisë, as punonjësit humanitarë. Një shpërfillje e tillë flagrante për njerëzimin bazë duhet të ndalet. Lufta duhet të ndalet”, përfundon Griffiths./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy