‘Oliver Varhelyi përkrahu ndarjen e Bosnjes’, eurodeputetët kërkojnë hetim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Oliver Varhelyi përkrahu ndarjen e Bosnjes’, eurodeputetët kërkojnë hetim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po mbështet kërkesat për hetimin e zyrtarëve të BE që dyshohen se kanë ndihmuar liderin serbo-boshnjak, Milorad Dodik për idenë e tij separatiste të Bosnje Hercegovinës.

Në një letër drejtuar Von Der Leyen të publikuar të mërkurën, deputetë të Parlamentit Evropian thonë se dokumente që kanë rrjedhur tregojnë se Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi hapur ka bashkëpunuar me Dodik për një ndarje të mundshme të Bosnje Hercegovinës.

“Raporti tregon se Komisioneri Varhelyi ka ‘rënë dakord’ me Dodik për datën e një sesioni special në Asamblenë Kombëtare të Republikës Srpska ku të bëhej publik një moratorium 6 mujor për ndarjen”, thuhet në letër.

Bosnja aktualisht po përballet me krizën më të madhe politike dhe të sigurisë që prej fundit të luftës në dhjetor 1995 kur u arrrit Marrëveshja e Dejtonit.

Advertisement

Në tetor, Dodik, anëtari serb i Presidencës, bëri thirrje për tërheqjen e Republikës Srpska nga institucionet kyçe në vend dhe krijimin e institucionet paralele, që shkelin traktatin e paqes dhe Kushtetutën.

Muajin e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se vendi i tij do t’i ofrojë Republikës Srpska 100 milionë euro ndihmë financiare dhe se do të bllokonte çdo përpjekje të BE për të vendosur sanksione ndaj Dodik.

Madje Orban ka thënë se Serbia dhe Republika Srpska janë “faktor kyç i stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Varhelyi është avokat dhe diplomat nga Hungaria, i cili u zgjodh nga Parlamenti Evropian si Komisioner për Zgjerimin i propozuar direkt nga qeveria e Hungarisë e drejtuar nga Orban.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy