Orban: Brenda ditës, parlamenti hungarez do të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Orban: Brenda ditës, parlamenti hungarez do të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO

Parlamenti hungarez do të ratifikojë këtë të hënë kandidaturën e Suedisë për në NATO. Lajmi njoftohet nga vetë kryeministri hungarez, Viktor Orbán në fjalën e hapjes së sesionit pranveror të parlamentit.

Më vonë gjatë ditës, pritet një votim për çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë.

Hungaria është e fundit nga 31 anëtarët e Aleancës që ende nuk ka ratifikuar anëtarësimin e vendit nordik, pas muajsh vonesash dhe shtyrjesh nga partia Fidesz në pushtet e Orban.

Më 23 shkurt, kryeministri hungarez u taku me homologun suedez, Ulf Kristerson, ku theksoi se mes dy vendeve do të nënshkruhen marrëveshje për industrinë e mbrojtjes./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy