Orban: Rikthimi i Trump është i vetmi shans serioz për përfundimin e luftës në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Orban: Rikthimi i Trump është i vetmi shans serioz për përfundimin e luftës në Ukrainë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se Donald Trump është i vetmi që në krye të Shtëpisë së Bardhë mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ai konfirmoi të premten se do të vizitojë Donald Trump në Florida javën e ardhshme, duke theksuar se rikthimi i Trump si president i SHBA është i vetmi shans serioz për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Orban po ashtu theksoi se kthimi i mundshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit në Gaza.

Po ashtu, ai theksoi se është i bindur se nëse Trump do të ishte në detyrë, nuk do të kishte pasur luftë në Ukrainë.

Advertisement

Takimi i Orbanit me Trump vjen ndërsa ish-presidenti amerikan kërkon të kthejë vëmendjen te përballja e tij e ardhshme zgjedhore me presidentin amerikan Joe Biden. Pozicioni politik i Trump brenda partisë së tij duket më i fortë se kurrë, pasi ka fituar lehtësisht garat e hershme presidenciale republikane./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy