Organizatorët e Eurovision i thonë “jo” idesë së përjashtimit të Izraelit nga konkursi i këtij viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Organizatorët e Eurovision i thonë “jo” idesë së përjashtimit të Izraelit nga konkursi i këtij viti

Organizatorët e Eurovizion i kanë thën “jo” idesë së përjashtimit të Izraelit nga konkurrsi, duke refuzuar kështu të bëjnë atë që bënë me Rusinë kur pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

“Krahasimet midis luftërave dhe konflikteve janë komplekse dhe të vështira dhe si një organizatë mediatike jopolitike, nuk na takon ne t’i bëjmë ato,” i tha AFP Noel Keren, drejtor i përgjithshëm i Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU) .

Ai tha se EBU ishte “i vetëdijshëm” për zërat që favorizonin përjashtimin e Izraelit nga konkursi i këtij viti, në të cilin vendi do të përfaqësohet në maj nga këngëtari Eden Golan.

“Ky nuk është një garë mes qeverive”

Advertisement

“Megjithatë, Eurovision Song Contest është një ngjarje muzikore jopolitike dhe një garë ndërmjet transmetuesve publikë. Kjo nuk është një garë mes qeverive”, tha Keren. 

Në rastin e Izraelit, sipas tij, “organet tona drejtuese arritën në përfundimin se transmetuesi publik izraelit Kan i përmbushi të gjitha rregullat e konkursit për këtë vit dhe se mund të merrte pjesë ashtu siç ka marrë për 50 vitet e fundit.”

Në vend të kësaj, Keren tha se “në rastin e Rusisë, pjesëmarrja e transmetuesit rus ishte pezulluar nga EBU për shkak të dështimit sistematik të tij për të përmbushur detyrimet e tij si anëtare,”

Ai gjithashtu theksoi se marrëdhënia midis transmetuesit publik Kan dhe qeverisë izraelite është “thelbësisht e ndryshme” nga ajo midis TV rus dhe Moskës, duke vënë në dukje se qeveria izraelite ka “kërcënuar vitet e fundit të mbyllë transmetuesin”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy