OSBE nuk gjen dot konsesusin për 4 riemërime/ BE: Po minohet efektiviteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OSBE nuk gjen dot konsesusin për 4 riemërime/ BE: Po minohet efektiviteti

Shtetet pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk gjetën dot konsesusin për të bërë 4 riemërime.

Kryesia e Zyrës së OSBE bëri përpjekje për të riemëruar Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Përfaqësuesin për Lirinë e Medias; drejtorin e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare.

Advertisement

Duke qenë se nuk pati dakordësi mes shteteve, Bashkimi Evropian bëri thirrje që kjo gjë të ndryshojë. Sipas BE, këto riemërime duhet të kryhen sepse në këtë mënyrë po minohet efektiviteti i OSBE.

“Një udhëheqje plotësisht funksionale, e duhur dhe e qëndrueshme është edhe më thelbësore duke marrë parasysh sfidat e shumta aktuale në kontinentin tonë të përbashkët, të cilin pandemia koronavirus i ka bërë edhe më urgjente për t’i zgjidhur”, thuhet në reagimin e BE.

Funksionimi efektiv i OSBE është thelbësor për të siguruar që kontinenti evropian të zhvillohet në një shtyllë për paqen, prosperitetin dhe drejtësinë për pjesën tjetër të botës.

Advertisement

OSBE nuk gjen dot konsesusin për 4 riemërime/ BE: Po minohet efektiviteti shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy