Pa ndenjëse dhe një tualet/ Si është brenda anijes me 5 të zhdukur që do të vizitonin rrënojat e Titanikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pa ndenjëse dhe një tualet/ Si është brenda anijes me 5 të zhdukur që do të vizitonin rrënojat e Titanikut

Anija e zhdukur që do të vizitonte rrënojat e Titanikut është e projektuar për të mbajtur vetëm pesë persona për një ditë, dy orë nën ujë duke eksploruar Titanikun e më pas orë përsëri në sipërfaqe.

 

Vitin e kaluar, themeluesi i operatorit turistik, OceanGate Expeditions tregoi pjesën e brendshme të një anijeje të përdorur për të vizituar rrënojat e Titanikut. Në anije ndodhej një dhomë e vogël, me një hapësirë të kufizuar.

 

Advertisement

Brenda anijes nuk ka karrige apo ndenjëse dhe pasagjerët ulen këmbëkryq në dysheme, pasi kanë hequr këpucët para se të hyjnë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Për një zhytës kaq të avancuar, pjesa e brendshme është kryesisht e zhveshur dhe e thjeshtë, me vetëm një buton dhe një ekran në mur. Pjesa tjetër e operacioneve të anijes drejtohet në një kontrollues dore që duket jashtëzakonisht i ngjashëm me një tastierë lojrash, i kompletuar me butona shumëngjyrësh.

 

Advertisement

Ka vetëm një tualet të vogël në pjesën e përparme të anijes, e cila “dyfishohet si sedilja më e mirë në shtëpi”, sipas një faqeje në internet të OceanGate që nuk është më e disponueshme. Në momentin kur përdoret tualeti, vizitorët vendosin një perde privatësie dhe ndezin muzikën me zë të lartë.

 

Kjo anije “modeste” në fakt kërkon një shumë të majme për të bërë të mundur që të vizitohen rrënojat e Titanikut. Por as paratë nuk kanë mjaftuar për 5 persona që zgjodhën këtë aventurë, të cilët prej disa ditësh rezultojnë të humbur, pasi mjeti lundrues nuk mund të lokalizohet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy