Pacienti ndez cigaren gjatë trajtimit me oksigjen, shpërthen zjarri në spital, humb jetën 53-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pacienti ndez cigaren gjatë trajtimit me oksigjen, shpërthen zjarri në spital, humb jetën 53-vjeçari

Një cigare e ndezur nga një pacient shkaktoi tragjedinë në një spital të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Spitali Fratelli Parlapiano në Ribera, në zonën e Agrigento, u përfshi mbrëmë nga flakët e zjarrit, si pasojë e pakujdesisë të një pacienti, i cili ndezi cigare në ambientet e spitalit.

Pacienti 53-vjeçar me origjinë rumune humbi jetën si pasojë e zjarrit që ai vetë shkaktoi. Mësohet se gjatë trajtimt me oksigjen, 53-vjeçari hoqi për një moment maskën për të pirë duhan.

Shkëndija dhe fatkeqësia

Advertisement

Shkëndija nga çakmaku ndezi flakët dhe shkaktoi shpërthimin e menjëhershëm të oksigjenit. Costica Brustureanu është emri i viktimës, banuese në Canicattì. Për fat të keq për pacientin 53-vjeccar isjte tepër vonë kur ekipet shpëtuese mbërritën në venngjarje.Zjarrfikësit e gjetën të vdekur, ndërsa ekipet e evakuuan katër pacientët e tjerë të shtruar në atë pavion.

Ndërhyrja e zjarrfikësve parandaloi më të keqen

Ndërhyrja në kohë e disa zjarrfikësve, e koordinuar nga komanda Agrigento, ka shmangur skenarin më të keq. Flakët u neutralizuan dhe nuk ka persona të tjerë të lënduar, por i gjithë pavioni ka dalë jashtë funksionit. Spitali është një institucion i vogël, ka një numër të kufizuar pacientësh./vizionplus.tv./

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy