Pak orë pasi u zgjodh si kryeministre, jep dorëheqjen gruaja që hyri në histori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pak orë pasi u zgjodh si kryeministre, jep dorëheqjen gruaja që hyri në histori

Magdalena Andersson, e cila ishte kryeministrja e parë femër që zgjidhej në Suedi, ka dhënë dorëheqjen vetëm pak orë pas marrjes së detyrës.

Gjatë ditës së sotme ajo u zgjodh si kryeministre e Suedisë, por disa orë më vonë ka dhënë dorëheqjen. Shkak është bërë partia tjetër e koalicionit, që u largua nga qeveria. Si rezultat, as buxheti nuk arriti të merrte votat e nevojshme në Parlament.

Në vend të projekt/buxhetit të qeverisë, Parlamenti votoi për buxhetin e hartuar nga opozita.

“Kryetarit të Parlamentit i komunikova dorëheqjen time”, u tha Andersson gazetarëve. “Ka një praktikë kushtetuese që një qeveria koaliconi duhet të dorëhiqet kur largohet njëra nga partitë. Nuk dua të drejtoj një qeveri legjitimiteti i së cilës do të vihet në dyshim”, u shpreh ajo.

Advertisement

Andersson deklaroi se shpreson që të bëhet sërish Kryeministre, por si udhëheqëse e vetme pa partner koalicioni.

Pas dorëheqjes së saj, kryetari i Partlamentit do të thërrasë në takime drejtuesit e partive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy