Pakistani blindon kufijtë, nuk pranon më refugjatë nga Afganistani fqinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pakistani blindon kufijtë, nuk pranon më refugjatë nga Afganistani fqinj

Normalisht, 6 mijë deri në 7 mijë persona do të kalonin çdo ditë në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit. Tani me vështirësi, mund të gjesh 50 vetë që presin të kalojnë përtej.

Masat janë ashpërsuar, ndërsa rojet kufitare në anën pakistaneze thonë se nuk duan që militant të hyjnë në vend, me pretendimin se janë qytetarë.

Në anën tjetër të kufirit patrullojnë luftëtarë talebanë, por pas një bllokade disa ditore, që pasoi trazirat në Afganistan, lëvizja e mallrave ka rinisur.

Torkham ka qenë pika kryesore e hyrjes për mijëra refugjatë afganë, në dekada. Tani numri i refugjatëve është më i ulët dhe nuk janë vetëm talebanët që po pengojnë vërshimet drejt Pakistanit, por mes dhunës së shtuar në kufij gjatë viteve të fundit, Pakistani ka blinduar veten nga Afganistani.

Advertisement

Të gjitha kalimet kufitare janë fortifikuar, duke e bërë të pamundur hyrjen e refugjatëve pa lejen e qeverisë. Më shumë se 3 milionë refugjatë afganë, shumica e të cilëve të paregjistruar kanë jetuar për dekada në Pakistan.

Tani, qeveria e Islamabadit thotë se ka arritur limitet dhe se nuk mund të pranojë më njerëz të tjerë nga vendi i copëtuar nga lufta. Barra e refugjatëve duket e destinuar të kalojë përtej fqinjëve, duke e bërë edhe më reale frikën e Europës për një krizë të ngjashme me atë të 2015-tës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy