Pakti historik për nëndetëset/ SHBA, Britania e Madhe dhe Australia bashkojnë forcat kundër Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pakti historik për nëndetëset/ SHBA, Britania e Madhe dhe Australia bashkojnë forcat kundër Kinës

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia kanë zbuluar detaje të planit të tyre, për të krijuar një flotë të re nëndetësesh me energji bërthamore. Ky hap synon të kundërshtojë ndikimin e Kinës, në rajonin Indo-Paqësor. Plani parashikon që t’i sigurojë Australisë nëndetëse luftarake me energji bërthamore, nga fillimi i vitit 2030, për t’iu kundërvënë ambicieve të Kinës.

 

Duke folur gjatë një ceremonie, në bazën detare amerikane në San Diego, i shoqëruar nga Kryeministri australian, Anthony Albanese dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak, presidenti amerikan Joe Biden e quajti marrëveshjen e partneritetit “AUKUS 2021”, pjesë të një angazhimi të përbashkët për një rajonin Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, me dy nga “aleatët më të fortë dhe më të aftë” të Amerikës.

 

Advertisement

JOE BIDEN

PRESIDENTI I SHBA-ve

 

“Duke krijuar këtë partneritet të ri, ne po tregojmë përsëri sesi demokracia mund të ofroj sigurinë dhe prosperitetin tonë… jo vetëm për ne, por për të gjithë botën”.

Advertisement

 

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do t’i shesin Australisë tre nëndetëse amerikane Virxhinia me energji bërthamore, në fillim të viteve 2030, me opsionin që Australia të blejë edhe dy të tjera, nëse është e nevojshme.

 

Ndërkohë kryeministri Rishi Sunak theksoi se në 18 muajt që nga prezantimit i aleancës Aukus, sfidat ndaj stabilitetit global vetëm janë rritur.Sunak e quajti kete nje partneritet të fuqishëm.

Advertisement

 

RISHI SUNAK

KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

 

Advertisement

“Pushtimi i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë, këmbëngulja në rritje e Kinës, sjellja destabilizuese e Iranit dhe Koresë së Veriut – të gjitha kërcënojnë të krijojnë një botë të koduar nga rreziku, çrregullimi dhe ndarja. Për herë të parë tre flota nëndetësesh do të punojnë së bashku përtej Atlantikut dhe Paqësorit, duke i mbajtur oqeanet tanë të lirë… për dekadat e ardhshme”.

 

Ndërsa kryeministri i Australisë u shpreh se ky është investimi më i madh në aftësinë mbrojtëse, në të gjithë historinë e vendit të tij.

 

Advertisement

“Marrëveshja AUKUS që konfirmojmë këtu në San Diego përfaqëson investimin më të madh të vetëm në aftësinë mbrojtëse të Australisë në historinë tonë, duke forcuar sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e Australisë në rajonin tonë”

 

Një zyrtar australian i mbrojtjes tha se projekti do të kushtojë 245 miliardë dollarë, deri në vitin 2055.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy