Pamje apokaliptike nga Athina/ Betejë e vështirë me flakët në Greqi e Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje apokaliptike nga Athina/ Betejë e vështirë me flakët në Greqi e Turqi

Edhe pse janë shtuar përpjekjet në shuarjen e zjarreve që kanë pushtuar Mesdheun, lufta me flakët vijon të ashpërsohet pasi vatrat e reja po ndihmohen nga temperaturat rekord të larta si dhe erërat e forta.

 

Retë e mëdha të tymit kanë eklipsuar frikshëm kryeqytetin grek pasi një zjarr masiv përfshiu shtëpitë dhe tokën pyjore në veri të Athinës. Kryeministri Kyriakos Micotakis vizitoi zonat në periferi duke e përshkruar situatën, alarmante.

 

Advertisement

“Këto zjarre në pyjet urbane janë një makth absolute. Falë Zotit nuk ka pasur humbje njerëzish dhe sistemi i evakuimit funksionoi në mënyrë perfekte. Mijëra banorë dhe pushues nga Varibobi, Thrakomakedones, Adames, Fshati Olimpik dhe Kryoneri janë evakuuar të sigurt. Kemi edhe disa ditë të tjera të valës së nxehtësisë përpara dhe pastaj erërat do të rriten, kështu që ju kërkoj të gjithëve që të jeni plotësisht vigjilentë në mënyrë që dëmi tani e tutje të jetë sa më i vogël.”

 

Në ishullin Evia, zjarret shkatërruan më shumë se 2,000 hektarë pyje, disa shtëpi shtëpi dhe zona turistike, gjithashtu u shkatërruan.

 

Advertisement

Ndërkohë në brigjet jugore të Turqisë, gjendja e emergjencës nuk ka përfunduar ende. Bashkimi Europian ka dërguar  tre avionë zjarrfikës. Rusia, Ukraina, Azerbajxhani dhe Irani gjithashtu kanë ndihmuar me mjete të nevojshme.

 

Situata e zjarreve paraqitet kritike në Antalia, Bodrum dhe Marmaris, ku qindra turistë dhe banorë u evakuuan nga hotelet dhe shtëpitë e tyre. Më shumë se 4,000 zjarrfikës gjenden në terren.

 

Advertisement

Ndërkohë në Itali dhe Spanjë kanë nisur reshje të pazakonta breshëri. Në disa qytetet stuhitë e forta kanë lënë pas dëme të mëdha materiale.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy