Pamje dramatike/ Tre goditje rrufeje në një avion me pasagjerë në Londër (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje dramatike/ Tre goditje rrufeje në një avion me pasagjerë në Londër (VIDEO)

Pamje dramatike/ Tre goditje rrufeje në një avion me pasagjerë në Londër (VIDEO)Ky është momenti i pabesueshëm kur tri “të shtëna” të rrufesë godasin një aeroplan që po shkonte në drejtim të aeroportit të Heathrow në Londër.

Sipas mediave britanike, pamjet dramatike tregojnë një aeroplan që fluturonte mbi Londrën qendrore gjatë fundjavës përmes një qielli të stuhishëm.

Siç thuhet më tej, retë gri të errëta mbizotëronin në qiell ndërsa aeroplani vazhdoi rrugën e tij për në Aeroportin Heathrow. Mediat shkruajnë se ishin tri “të shtëna” të rrufesë që “shpërthejnë” nga retë dhe godasin aeroplanin.

“Të shtënat” duket se vijnë nga drejtime të ndryshme dhe konvergojnë për të goditur aeroplanin, ngjarje kjo që thuhet të ketë ndodhur më 6 qershor. Së paku deri më tani nuk është raportuar rreth dëmeve të mundshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy