Pamje të frikshme nga përmbytjet në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje të frikshme nga përmbytjet në Evropë

Numri i viktimave nga përmbytjet në gjithë Europën Perëndimore vijon të jetë në rritje.

 

Në Gjermani, 156 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë katër zjarrëfikës, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të jenë ende të zhdukur. Autoritetet kanë bërë të ditur se mbi 700 persona kanë mbetur të plagosur, duke theksuar se bilanci mund të rëndohet gjatë orëve të fundit.

 

Advertisement

Ushtria gjermane ka përdorur mjetet e renda për të zhvendosur makinat dhe kamionët e përmbytur nga ujërat.Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar shtëpitë, rrugët, si dhe kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e bërë edhe më të vështirë identifkimin e personave të humbur.

 

Edhe Belgjika është një ndër vendet e goditura nga përmbytjet. Autoritetet kanë konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa 103 persona raportohet të jenë në kerkim.

Advertisement

 

 

Përveç katër shteteve të goditura me rëndë nga përmbytjet, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu, me pasojat e motit të keq po përballen edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy