Pamje të tmerrshme/ Dhjetëra trupa të pajetë të grumbulluar në dyshemenë e morgut në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje të tmerrshme/ Dhjetëra trupa të pajetë të grumbulluar në dyshemenë e morgut në Rusi

Dhjetëra trupa të pajetë janë lënë në dyshemenë e një morgue në Rusi, ndërsa rastet  me koronavirus rriten çdo ditë e më shumë. “Daily Mail” ka postuar një video, ku duken trupat e të vdekurve të futur në qese të zeza. Pamjet janë xhiruar nga një spital në Barnaul në Siberi.

 

Është e paqartë nëse ata janë viktima të koronavirusit dhe për sa kohë kanë qëndruar të shtrirë aty. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vërtetësinë e videos, ndërsa mediat lokale thonë se në ka më hapësirë në morgje sepse Siberia është goditur shumë keq nga vala e dytë e koronavirusit.

 

Advertisement

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar vonesat me autopsitë. Ne jemi duke punuar me dy turne, shtatë ditë në javë. Ne po bëjmë më të mirën tonë”, tha mjeku Vladimir Klimachev.

 

Nga ana tjetër, në Rostov-on-Don nga autoritetet është nisur hetim për pretendimet se 13 pacientë me COVID vdiqën për shkak të mungesës së okigjenit për dy orë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy