PAMJET/ Misteri mbi vdekjen e Navalny, trupi i tij mund të jetë transportuar në një kolonë prej 4 automjetesh gjatë natës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PAMJET/ Misteri mbi vdekjen e Navalny, trupi i tij mund të jetë transportuar në një kolonë prej 4 automjetesh gjatë natës

Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh kalon kalimin mbi lumin e ngrirë në mesnatën e 16 shkurtit. Autokolona përbëhet nga dy makina patrullimi, në fillim dhe në fund, një automjet gri dhe një minibus UAZ me dy vija të dallueshme të gjelbra anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë. Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.

Në videon e publikuar nga media e pavarur ruse, kolona shihet duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi, qyteti më i afërt me koloninë penale “Ujku Polar”, ku Alexei Navalny  kreu një dënim shumëvjeçar burgim, me Salekhard, në veri.

Pas një hetimi të gjerë që përfshinte rishikimin për disa orë të pamjeve, mediat besojnë se ka shumë të ngjarë që kjo autokolonë të mbante trupin e avokatit dhe disidentit 47-vjeçar, i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij më shumë se tre ditë pas vdekjes së tij tragjike.

Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të mbulojnë gjurmët sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

Advertisement

Nëna e tij, shoqëruar nga avokati, ka tentuar të shohë trupin e të birit në morg, por kjo kërkesë është refuzuar vazhdimisht. Ndërkohë autoritetet pretendojnë se duan të kryejnë një hetim mbi vdekjen e tij./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy