Pamjet pas vdekjes/ Bashkëshortja e Kobe Bryant në gjyq me autoritetet e Los Angeles, kërkon dëmshpërblim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamjet pas vdekjes/ Bashkëshortja e Kobe Bryant në gjyq me autoritetet e Los Angeles, kërkon dëmshpërblim

Beteja ligjore e Vanessa Bryant kundër autoriteteve të departamentit të policisë dhe zjarrfikësve të Los Anxhelosit mbi fotot e tmerrshme të rrëzimit të helikopterit që dyshohet se janë shpërndarë, fillon të mërkurën.

 

Bashkëshortja e legjendës së basketbollit, Bryant, pretendon se punonjësit e polcisë apo zjarrëfikësit qarkulluan pamje të kufomës së bashkëshortit të saj, pasi ai u vra në aksidentin me helikopter së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare në Janar të vitit 2020.

 

Advertisement

Vanessa e cila ka edhe tre vajza të tjera me Kobe Bryant pretendon se zëvendësi i sherifit të LA County, Joey Cruz, ndau imazhe të kufomës së Kobe pa asnjë të drejtë apo detyrim ligjor.

 

“Znj. Bryant ndjehet e frikësuar nga mendimi se zëvendësit e sherifit, zjarrfikësit dhe persona të tjerë kanë parë imazhet e padëshiruara të bashkëshortit dhe fëmijës së saj të pa jetë”, thuhet në padi.

 

Advertisement

“Ajo jeton me frikën se vetë ajo ose fëmijët e saj ndonjë ditë do të përballen me imazhe të tmerrshme të të dashurve të tyre në internet.”

 

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga The Post, dëshmitarët që mund të thirreshin për të marrë qëndrimin përfshijnë Bryant, Sherifin e Qarkut LA Alex Villanueva dhe menaxherin e përgjithshëm të LA Lakers Rob Pelinka, i cili ishte një nga miqtë më të ngushtë të Kobe Bryant.

 

Advertisement

Bryant po kërkon një shumë parash ende të pasepecifikuar si kompensim për neglizhencën, dëmin emocional dhe cënimin e privatësisë.

 

Kobe Bryant, vajza e tij dhe 7 persona të tjerë mbetën pa jetë pas përplasjes së helikopterit në Kaliforni.

 

Advertisement

Sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, “çorientimi hapësinor” i pilotit ishte shkaku i mundshëm i tragjedisë.

 

Avokatët mbrojtës që përfaqësojnë ‘Los Angeles County’ shprehen në mënyrë të përmbledhur se imazhet e kufomave nuk u publikuan kurrë në media ose internet dhe nuk mund të ketë një padi mbi frikën e tyre se këto imazhe mund të shfaqen në të ardhmen.

 

Advertisement

“Kjo është hera e parë që punonjësit e departamentit të policisë apo zjarrfikëses përballen me një akuzë të tillë. Çdo veprim kishte për qëllim parandalimin e dëmit, jo shkaktimin e tij.”- shprehen avokatët.

 

Gjykatësi Walter ka treguar se gjyqi do të zgjasë rreth një javë dhe do të ndahet në dy faza, sipas City Neës Service.

 

Advertisement

Faza e parë e gjyqit do të trajtoj pretendimet e Bryant se marrja dhe shpërndarja e fotografive nga personeli shkel të drejtat kushtetuese.

 

Pretendimet e autoriteteve të shtetit do të argumentohen në fazën e dytë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy