Pandemia: Danimarka rikthen ‘’corona pass’’, rekord vdekjesh në Rusi e Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia: Danimarka rikthen ‘’corona pass’’, rekord vdekjesh në Rusi e Ukrainë

Dy muaj pas lehtësimit të kufizimeve anticovid, qeveria daneze ka vendosur të rikthejë certifikatën e detyrueshme shëndetësore, për hyrjen në bare restorante e lokalet e natës.

Danimarka që ka një popullsi prej 5.8 milionë banorësh, ka vaksinuar gati 86 për qind të personave mbi 12 vjeç. Por për të pestën ditë radhazi numri i infektimeve ditore ka tejkaluar 2 mijë. Autoritetet fajësojnë të pavaksinuarit për shpërthimin e ri të pandemisë.

“Ekspertët shëndetësore e konsiderojnë Covid-19 si një sëmundje të rrezikshme për shoqërinë dhe rekomandojnë rikthimin e certifikatës shëndetësore. Infektimet duhet të ulen dhe shërbimet shëndetësore nuk duhet të jenë në gjendje të përballojnë situatën. Rritja e numrit të infektimeve shkaktohet kryesisht nga një grup i vogël njerëz që nuk respektojnë rregullat e lojës. Nuk ka asnjë justifikim për të mos u vaksinuar”, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

Certifikata e gjelbër u bë fillimisht e detyrueshme në bare e restorante në muajin prill për më pas u hoq nga përdorimi falë fushatës së suksesshme të vaksinimit.

Advertisement

Sakaq, Rusia vijon të mbetet një prej vatrave më të nxehta të pandemisë në botë, me mbi 1200 vdekje dhe gati 40 mijë raste të shënuara në 24 orët e fundit.

Autoritet shëndetësore ngrenë alarm për shtimin e infektimeve mes fëmijëve. Shifrat janë në rritje edhe në Gjermani ku autoritet konfirmuan 169 viktima dhe rreth 22 mijë raste të reja ditore.

E hëna u mbyll me një bilanc dramatik prej 833 vdekjesh, më i larti që prej shpërthimit të pandemisë. Sakaq Sllovenia po përgatitet për kufizime të reja, ndërsa terapitë intensive kanë arritur në 92 për qind të kapaciteteve. Nuk përjashtohet mundësia e një izolimit të ri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy