Papa: Çiftet që nuk duan fëmijë, por blejnë kafshë shtëpiake, shfaqin një lloj egoizmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa: Çiftet që nuk duan fëmijë, por blejnë kafshë shtëpiake, shfaqin një lloj egoizmi

Për Papa Françeskun, çiftet që “zëvendësojnë” fëmijët me kafshët shtëpiake shfaqin “një lloj egoizmi”.

 

Duke folur për prindërimin gjatë një audience të përgjithshëme në Vatikan, Papa u ankua që kafshët shtëpiake “nganjëherë zënë vendin e fëmijëve” në shoqëri, shkruan “The Guardian”.

 

Advertisement

“Sot, ne shohim një formë egoizmi. Ne shohim se disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë. Ndonjëherë ata kanë një, dhe kaq, por ama kanë qen dhe mace, duke zënë kështu vendin e fëmijëve. Kjo mund t’iu duket qesharake, por ky është realiteti”. Më tej, Papa Françesku theksoi se qytetërimi plaket pa njerëzimin.

 

Ai inkurajoi familjet e gatshme që të zgjedhin rrugën e birësimit dhe të “marrin rrezikun e mirëpritjes së fëmijëve, në vend që t’i zëvendësojnë me kafshë shtëpiake.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy