Papa: Me zotin, asnjë pengesë! Kreu i kishës katolike u bën thirrje të krishterëve të forcojnë lidhjet me Zotin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa: Me zotin, asnjë pengesë! Kreu i kishës katolike u bën thirrje të krishterëve të  forcojnë lidhjet me Zotin

Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Festimet nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma që mbahet në të gjitha kishat katolike dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore Papa Françesku kryesoi vigjiljen tradicionale të Pashkës në Natën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Kreu i kishës katolike ftopi besimatarët të ngrejnë sytë nga jezusi e të mos e humbasin besimin.

Advertisement

“Nëse e lejojmë veten të ngrihemi nga Zoti i Ngjallur, asnjë pengesë, asnjë vuajtje, asnjë vdekje nuk do të jetë në gjendje të ndalojë përparimin tonë drejt plotësisë së jetës”, tha Papa Françesku.

Festimet vazhdojnë me meshën e kësaj të diele ku qindra besimtarë mblidhen në vatikan.  Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, simboli i jetës e më pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy