Papa pagëzon 8 të konvertuar sipas traditës së Pashkës, mes tyre një shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa pagëzon 8 të konvertuar sipas traditës së Pashkës, mes tyre një shqiptar

Papa Françesku shërbeu në vigjiljen e Pashkëve katolike në Vatikan. Siç dihet, dje Françesku nuk ka shkuar në Koloseum, për “Rrugën e Martirizimit”, me rekomandim të mjekëve, për shkak të bronkitit që e mundon periudhën e fundit.

Mbrëmjen e sotme Papa hyri me karrocë me rrota në Shën Pjetrin dhe menjëherë më pas, sipas traditës përkatëse, pagëzoi tetë të konvertuarit e rinj. Ata janë katër italianë, dy koreanë, një japonez dhe një shqiptar.

Zëri i tij tingëllonte i vrazhdë dhe pa frymë, por ai lexonte të gjitha tekstet e tij të përgatitura.

“Pashka është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, rilindja e shpresës nga rrënojat e dështimit”, theksoi Françesku.

Advertisement

“Është fuqia mbresëlënëse e Pashkëve. Është Zoti, Zoti i së pamundurës, që rrokullisi gurin dhe filloi të hapë varret tona, që shpresa të mos mbarojë kurrë”, tha ai.

Në fund Papa nënvizoi se “në të njëjtën mënyrë mund të lëvizin gurët më të rëndë të vdekjes”, ndërsa në fund iu referua “pritshmërive të paqes që dërrmohen nga urrejtja, çnjerëzimi dhe egërsia e luftës”. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy