Papa u bën thirrje udhëheqësve të sigurojnë vaksina për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa u bën thirrje udhëheqësve të sigurojnë vaksina për të gjithë

Papa Françesku u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të sigurojnë qasje të pakufizuar për të gjithë, në vaksinat kundër koronavirusit.

Në një fjalim të Ditës së Krishtlindjes, i mbajtur për herë të parë përmes internetit, Papa paralajmëroi kundër vendosjes së “mureve” në trajtimin e koronavirusit.

Për shkak të pandemisë, mesazhi vjetor i Papës, “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën) këtë vit nuk u mbajt nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në vend të kësaj Papa foli nga një foltore në një dhomë brenda Vatikanit.

Advertisement

Paralajmërimi i Papa Françeskut vjen mes shqetësimeve se vendet më të pasura po blejnë doza të vaksinave në mënyrë joproporcionale dhe në dëm të atyre më të varfërve.

“Biri i Zotit të ripërtërijë te udhëheqësit politikë dhe të qeverive një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje në vaksinat dhe trajtim”, tha ai.

“Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë”, tha Papa./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy