Paralajmërimi i fortë: Virusi është ende i rrezikshëm, mund të kthehemi në fazën 1

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i fortë: Virusi është ende i rrezikshëm, mund të kthehemi në fazën 1

Paralajmërimi i fortë: Virusi është ende i rrezikshëm, mund të kthehemi në fazën 1

Koronavirusin nuk po e ndalin as temperaturat e larta. Bota gjendet në një situatë të vështirë, teksa lufta bëhet për të gjetur vaksinën.

Mirëpo, disa teori kanë nisur të qarkullojnë. Mos vallë tani Covid nuk është shumë infektues? Jo të gjithë pajtohen. Shtatë mjekë kanë nënshkruar një dokument, që në njëfarë mënyre i përgjigjet manifestit të lëshuar më 20 qershor nga dhjetë kolegë të tyre italianë, sipas të cilëve emergjenca shëndetësore e krijuar nga koronavirusi nuk ekziston më.

“Të pohosh që rreziku i epidemisë ka pushuar së ekzistuari nuk ka asnjë bazë shkencore”, thuhet në dokumentin e shtatë mjekëve: Marcello Tavio (Ancona Ospedali Riuniti, President i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale), Massimo Andreoni (Romë), Giovanni Perri (Torino), Massimo Galli (Milano), Claudio Maria Mastroianni (Romë ‘La Sapienza’) dhe Carlo Federico Perno (Milano, mikrobiologji).

Advertisement

Sipas tyre, pohimi i nënshkruar nga dhjetë mjekët, “mund të shkaktojë dezinformim dhe të bëjë një pjesë të popullatës për të mos respektojë masat e kufizimit, të cilat duhet akoma të respektohen”.

Sipas studimit të shtatë mjekëve: “Covid që qarkullon aktualisht është aktiv dhe ngjitës dhe është i aftë të shkaktojë dëme jashtëzakonisht serioze të ngjashme me ato që bëri në fillim të epidemisë”.

Rreth një javë më parë, ishin Alberto Zangrillo, Matteo Bassetti, Arnaldo Caruso, Massimo Clementi, Luciano Gattinoni, Donato Greco, Luca Lorini Giorgio Palù, Giuseppe Remuzzi dhe Roberto Rigoldi që pohuan se virusi “ka një ngarkesë virale më të ulët dhe është më pak infektues”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy