Paralajmërimi i frikshëm i kryeministrit polak: Lufta një kërcënim real për Evropën, por ne nuk jemi gati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i frikshëm i kryeministrit polak: Lufta një kërcënim real për Evropën, por ne nuk jemi gati

Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë një seklaratë të fortë, duke thënë se Evropa ka hyrë në “epokën e paraluftës” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë në gjendje të ndihet më i sigurt.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”, tha ai për mediat evropiane, shkruan BBC.

Deklarata e kryeministrit polak erdhi pasi një breshëri e re e raketave ruse kanë shenjëstruar së fundmi Ukrainën. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa dhe kryeministri Denys Shmyhal tha se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar në gjashtë rajone, në perëndim, qendër dhe lindje të vendit.

Advertisement

Kompania kombëtare e energjisë e Ukrainës ka njoftuar ndërprerje emergjente në tre rajone të vendit – Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Kirovograd – dhe u ka kërkuar konsumatorëve të kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike. Ofruesi, Ukrenergo, tha se përgjegjës për këtë situatë është “sulmi masiv rus mbi termocentralet e Ukrainës brenda natës”.

Tusk, një ish-president i Këshillit Evropian, tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte fajësuar tashmë Ukrainën për sulmin xhihadist në Bashkinë Crocus të Moskës pa asnjë provë dhe “duket se ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj objektivave civile në Ukrainë”.

Ai vuri në dukje se Rusia kishte sulmuar Kievin me raketa hipersonike në dritën e ditës për herë të parë në fillim të kësaj jave./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy