Paralajmërimi i sizmiologut: Një tërmet i fortë do të godasë Stambollin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i sizmiologut: Një tërmet i fortë do të godasë Stambollin

Turqia nuk është rikuperuar ende, një vit pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin në shkurt 2023.

Qendra sizmiologjike ka paralajmëruar një tërmet të ardhshëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter në Stamboll, për shkak të mungesës së aktivitetit të fundit sizmik në Marmara.

Në deklaratat e tij për gazetarët, shefi i qendrës kryesore sizmologjike të Turqisë, Haluk Ozener, vlerësoi se është e ditur se Stambolli po kërcënohet nga një tërmet shumë i fortë, thjesht nuk dihet nëse energjia e akumuluar do të çlirohet njëkohëshisht apo gradualisht.

“Tërmetet e fundit kanë qenë më 17 gusht dhe 12 nëntor 1999 dhe nga shkencëtarët thuhet se kanë shpërthyer deri në deltën e Hercekut”, tha ai duke iu referuar Gjirit të Nikomedias (Izmit).

Advertisement

Ai theksoi se ka një hendek sizmik në Detin Marmara dhe tha: Po flasim për një distancë prej rreth 130 kilometrash në këtë hendek sizmik. Një ditë do të prishet sepse energjia vazhdon të mblidhet atje. Është e qartë se do të përjetojmë një tërmet mbi 7 Rihter në këtë zonë gjeografike”, tha ai.

“Bazuar në mijëra studime shkencore dhe të dhëna të ndryshme, mund të nxirren rezultate të ndryshme. Pra, sipas disa ekspertëve tanë ky tërmet do të ndodhë shumë shpejt, ndoshta brenda 1-2 vjetësh, sipas disa të tjerëve mund të mos ndodhë për 30 vjet të tjera, dhe sipas disave mund të mos ndodhë për 50 vjet. Por ne e dimë se këtu do të ketë një tërmet. Duhet të shohim se sa të gatshëm jemi, jo kur do të ndodhë. Prandaj duhet të kërkojmë zgjidhje për këtë”, tha shefi Qandili.

Duke shpjeguar se 670 tërmete me magnitudë më të madhe se 4 të shkallës Rihter janë regjistruar në zonën e prekur të Turqisë jugore që nga tërmetet e 6 shkurtit, Ozener tha se “me fjalë të tjera, ne kemi regjistruar numrin e tërmeteve në një vit pas shkurtit.”

“Pra, e shihni se me çfarë fatkeqësie të madhe po përballemi”, tha ai.

Advertisement

Duke vlerësuar periudhat e tërmeteve në Detin Marmara, sizmologu kryesor turk tha: Për Marmaranë raportohen cikle 250-vjeçare. Ka studime shkencore që tregojnë diferenca plus ose minus 25-30 vjet. Kur të ndodhë, do të shihni se ky tërmet në fakt nuk është shumë larg. Epo, nuk kemi edhe 100 vjet përpara. Këtë tërmet mund ta hasim pas 10 sekondash, ose ndoshta pas 20 vjetësh. Nuk mendoj se është e drejtë të flasim për kohën”, shtoi ai./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy