Paralajmërimi i zv.presidentes amerikane: Putin e ka vendosur, Evropa në prag të luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i zv.presidentes amerikane: Putin e ka vendosur, Evropa në prag të luftës

“Ne besojmë se Putini ka marrë vendimin e tij”. Këtë përsëriti edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gjatë një konference për shtyp në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke iu referuar pushtimit të mundshëm të Ukrainës.

Sipas Harris, Evropa është në prag të një lufte të mundshme. “Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, siç e përmenda dje, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Evropë”, tha ajo.

Harris ritheksoi se një zgjidhje diplomatike ishte ende zgjidhja e preferuar për çështjen e pushtimit të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, në fjalën e tij në konferencën e sigurisë në Mynih, tha se “në rast të një sulmi rus në Ukrainë, do të mbledhë menjëherë krerët e shteteve dhe qeverive të BE për sanksionet që do të vendosen ndaj Moskës”.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane po pretendojnë për muaj të tërë se Rusia po përpiqet të krijojë pretekst për të pushtuar Ukrainën dhe janë kërcënuar me sanksione masive dhe të menjëhershme nëse ndodhë një gjë e tillë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy