Pavarësisht se Rusia mohon synimet për një luftë me Ukrainën, veprimet tregojnë të kundërtën.
Ministria e Mbrojtjes publikoi një video të disa avionë luftarakë të zhvendosur në hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të marrë pjesë në disa stërvitje ushtarake.
Agjencia e lajmeve Interfax, raportoi së fundmi se Rusia ka dërguar dy batalione të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 në Bjellorusi.
Ky është një shtet aleat i Moskës, i cili ndan një kufi me Ukrainën dhe konsiderohet strategjik për presidentin rus, Vladimir Putin, në rast të një lufte.
Rusia dhe Bjellorusia po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake për të zgjidhur çështjet e shtypjes dhe zmbrapsjes së agresionit të jashtëm dhe kundër terrorizmit, njoftoi agjencia publike ruse RIA Novosti.