Parashikohet raundi i ri i sanksioneve ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parashikohet raundi i ri i sanksioneve ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Irlandës ka deklaruar se sanksionet e tjera të BE përfshijnë heqjen e më shumë bankave ruse nga rrjeti financiar i transfertave, SWIFT.

Mendoj se të gjitha anijeve ruse do t’iu ndalohet hyrja në portet e BE. Gjithashtu besoj se do të ndalojmë importin e çelikut, drurit, aluminit dhe qymyrit”, tha Simon Coveney për radiotelevizionin kombëtar irlandez “RTE”.

Shtatë banka ruse u nxorën nga sistemi SWIFT, i cili lejon institucionet financiare të ndajnë informacione dhe lehtësojnë pagesat. Vetëm “Sberbank” që merret me pagesat e energjisë dhe “Gazprombank”, huadhënësja më e madhe në Rusi, nuk janë përjashtuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy