Pas dorëheqjes së Liz Truss/ Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

 

Ai u zyrtarizua nga konservatorët pasi Penny Mordaunt hoqi dorë nga gara për lidershipin brenda partisë. Pas dorëheqjes së Liz Truss, Rishi Sunak arriti të siguronte mbështetjen publike më të madhe  dhe votat e 144 deputetëve.

 

Advertisement

Ai do të bëhet kryeministri i parë indian i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën në një kohë kur ky shtet po përballet me sfida të mëdha ekonomike.

 

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në periudhën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

 

Advertisement

42-vjeçari Rishi  Sunak, me origjinë nga India dhe një hindu i devotshëm,  doli për herë të parë në Britani kur, në moshën 39-vjeçare, u bë Kancelar i Thesarit nën Boris Johnson.  Nga ora 15:00 me orën shqiptare, ai është kryeministri i ri i Britanisë, pasi Penny Mordant nuk arriti të mblidhte 100 nënshkrime parlamentare dhe u tërhoq nga gara.

 

Sunak, i cili u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 2015, u dallua menjëherë në politikë: kur pandemia goditi Britaninë, ai krijoi një program pezullimi pune për të mbështetur miliona britanikë. Ndonëse ishte i preferuari që në fillim, për rolin e kryeministrit, iu desh të përballej dy herë me rivalët e brendshëm partiakë për të arritur tek burimi. Herën e parë, Liz Truss ia bllokoi rrugën drejt pushtetit – dhe e vonoi atë me vetëm 44 ditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy