Pas heqjes së statusit jo-bërthamor, Bjellorusia mund të dërgojë trupat në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas heqjes së statusit jo-bërthamor, Bjellorusia mund të dërgojë trupat në Ukrainë

Mediat botërore kanë raportuar se Bjellorusia – e cila ka vepruar si trampolinë për trupat ruse – po përgatitet të dërgojë ushtarët e saj në Ukrainë për të ndihmuar në pushtimin rus.

Prestigjiozja “Washington Post”, duke cituar një zyrtar amerikan të paidentifikuar, tha se Bjellorusia po përgatitej për një vendosje trupash që mund të fillonte që sot.

Ndërkohë, “Kyiv Independent” ka cituar burime të shumta duke thënë se parashutistët bjellorusë mund të vendosen sot.

Bjellorusia, një aleat i vjetër rus, kufizohet me Ukrainën në veri të saj.

Advertisement

Qeveria e saj autokratike votoi të dielën për të hequr dorë nga statusi jo-bërthamor – duke i hapur rrugën Rusisë që potencialisht të organizojë armë bërthamore atje.

Të dielën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se udhëheqësi Bjellorusisë Alexander Lukashenko, i ishte zotuar atij në një telefonatë se trupat bjelloruse nuk do të dërgoheshin në Ukrainë.

Lukashenko tha javën e kaluar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen pushtimit “nëse është e nevojshme”.

“Trupat tona nuk po marrin pjesë në asnjë mënyrë në këtë operacion. Ne nuk do të justifikohemi këtu për pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen tonë në këtë konflikt. E përsëris edhe një herë. Trupat tona nuk janë atje, por nëse bëhet e nevojshme, nëse Bjellorusia dhe Rusia kanë nevojë për to, ata do të jenë atje”, tha ai.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy