Pas kritikave, Facebook premton rishikimin e politikave mbi postimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas kritikave, Facebook premton rishikimin e politikave mbi postimet

Pas kritikave, Facebook premton rishikimin e politikave mbi postimet

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi të premten se do të konsiderojë mundësinë për ndryshime të politikës që aktualisht e lejon kompaninë të mos heqë postime që krijojnë polemika, sikurse postimi i Presidentit Donald Trump gjatë demonstratave të fundit lidhur me vdekjen e George Floyd. Masa duket të jetë një lëshim i pjesshëm ndaj kritikëve.

Zoti Zuckerberg nuk premtoi ndryshime specifike të politikave gjatë një postimi në Facebook. Reagimi vjen vetëm disa ditë pasi anëtarë të stafit të tij lanë punën dhe disa prej tyre e akuzuan zotin Zuckerberg se po vazhdon të gjejë justifikime të reja për të mos sfiduar presidentin Trump.

“Unë e di se shumë prej jush mendojnë se ne duhet t’i kishim etiketuar postimet e Presidentit në një farë mënyre javën e kaluar”, shkruante zoti Zuckerberg, duke iu referuar vendimit të tij për të mos hequr mesazhin e zotit Trump ku ndër të tjera shkruhej “kur nis plaçkitja, nisin të shtënat”.

Advertisement

“Ne do t’i rishikojmë politikat tona që lejojnë debatet dhe kërcënimet për përdorim të forcës së shtetit, për të parë nëse ka nevojë për ndryshime. Do të rishikojmë opsionet e mundshme për trajtimin e përmbajtjeve që përbëjnë shkelje ose pjesërisht të shkelje, krahas vendimeve që përcaktojnë për t’i lënë postimet apo hequr ato”, shkruante ai.

Zuckerberg tha që Facebook-u do të jetë më transparent në lidhje me vendimmarrjen e tij nëse do të vendoste të hiqte një postim, apo rreth rishikimit të politikave mbi postimet që mund të shkaktojnë ndrydhje të votuesve dhe se do të punojë për të ndërtuar programe kompiuterike, për të përparuar drejtësinë racore./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy