Pas vetos nga SHBA, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas vetos nga SHBA, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë këtë të martë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme të propozuar në Këshillin e Sigurimit, shkruan CNN.

Drafti aktual u hartua dhe propozuar nga një grup prej 20 vendeve arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik.

Asnjë vend nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh. Megjithatë, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por shërbejnë më së shumti për të pasqyruar opinionin global.

Që nga fillimi i luftës, Këshilli i Sigurimit ka dështuar gjashtë herë për të miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim për shkak të mosmarrëveshjeve midis 15 anëtarëve të tij./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy