minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pas vrajes së George Floyd, del aplikacioni komanda në Iphone: Siri, po më ndalon policia… - Struga.info


Pas vrajes së George Floyd, del aplikacioni komanda në Iphone: Siri, po më ndalon policia…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas vrajes së George Floyd, del aplikacioni komanda në Iphone: Siri, po më ndalon policia…

Pas vrajes së George Floyd, del aplikacioni komanda në Iphone: Siri, po më ndalon policia…

“Hej Siri, po më ndalon policia”; komanda e iPhone-it që lejon të filmohet bashkëveprimin me agjentët e policisë, është krijuar që në 2018 nga një përdorues i Reddit, por tani po merr vëmendje të veçantë pas ngjarjeve të fundit, që kanë nxjerrë edhe një herë në pah brutalitetin e forcave të rendit në SHBA kundër afrikano-amerikanëve.

Ky fenomen u rikthye fuqishëm në vëmendje pas vdekjes së George Floyd. Si funksionon komanda në fjalë: fillimisht, duhet shkarkuar aplikacioni ‘Shortcuts’ që automatikisht ndalon muzikën, fik ndricimin e ekranit dhe bllokon çdo telefonatë hyrëse. Ai më pas bën që të hapet kamera e përparme dhe fillon regjistrimin. Nga ana tjetër, i dërgon ndërkohë mesazh një grupi të paracaktuar kontaktesh duke i informuar për atë që po ndodh, e i dërgon edhe kopje te videos.

Vdekja Floyd, ndërsa ishte ndaluar nga policia, ka nxitur thirrjet për reforma në organet e rendit në Shtetet e Bashkuara. Për këtë të fundit diskutoi sot deri edhe Kongresi amerikan. Republikanët, që kanë këtu shumicën, do të paraqesin planet për trajtimin e pabarazive racore në zbatimin e ligjit ndërsa demokratët që kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve do të dalin me propozimet e tyre për reforma edhe më të mëdha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy