minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pas vrasjes së njeriut me ngjyrë, merret vendimi ekstrem për departamentin e policisë - Struga.info


Pas vrasjes së njeriut me ngjyrë, merret vendimi ekstrem për departamentin e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas vrasjes së njeriut me ngjyrë, merret vendimi ekstrem për departamentin e policisë

Këshilli bashkiak i Minneapolis njoftoi shpërndarjen e departamentit lokal të policisë, një lëvizje e jashtëzakonshme kjo mes protestave mbarë kombëtare që ka ngjallur vdekja e George Floyd. 9 prej 13 anëtarëve të tij deklaruan se “ një model i ri i sigurisë publike me bazë komunitare” do të krijohet në qytetin ku zbatimi I ligjit është ndeshur me akuzat për racizëm.

Kryebashkiaku Jacob Frey iu kundërvu më herët kësaj lëvizjeje, duke ngjallur reagimin e ashpër të turmave. Aktivistët që e kanë kërkuar një gjë të tillë prej vitesh, e quajtën lëvizjen “ një pikë kthese”.

Megjithatë, për analistët, qyteti tani duhet të përgatitet për një debat të gjatë dhe mjaft kompleks mbi policinë, ndësa mbetet ende e paqartë plotësisht sesi do të funksionojë sistemi i ri. Vdekja e 46 vjeçarit George Floyd ngjalli një valë protestash masive kundër racizmit dhe brutalitetit të forcave të rendit.

Advertisement

Një grup demonstruesish u mblodhën të shtunën jashtë shtëpisë së kryebashkiakut të Mineapolisit Jacob Frey për të kërkuar që departamenti i policisë të shpërbëhet, duke e akuzuar atë për racizëm dhe për trajtim të ashpër të personave të dyshuar afrikano-amerikanë.

“Nuk duhet të kishin ndodhur aq shumë vdekje që ne të arrinim këtu,” tha Candace Montgomery, drejtuese e Black Vision që organizoi tubimin jashtë shtëpisë së kryetarit. “Ne jemi më të sigurt pa patrullime të armatosura, që nuk i japin llogari askujt, të mbështetura nga shteti që gjuan afrikano-amerikanët,” shtoi ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy