Pasagjeri refuzon të vërë maskën/ Polici e spërkat me piper në fytyrë (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasagjeri refuzon të vërë maskën/ Polici e spërkat me piper në fytyrë (VIDEO)

Një oficer policie u përplas me një pasagjer, pasi ky i fundit refuzoi të vërë maskën brenda trenit. Ngjarja ndodhi në Liverpool, kurse pamjet janë shpërndarë nga mediat britanike.

Në video shihet sesi oficeri i kërkon pasagjerit të vërë maskën sepse ata që përdorin transportin publik në Angli e kanë të detyruar me ligj ta bëjnë diçka të tillë. Në rast të kundërt, ata përballen me gjobë. Por pasagjeri refuzon të përdorë maskë.

Advertisement

“Ju nuk lejoheni të më prekni. Unë nuk kam pse të mbaj maskë dhe ti nuk më sfidon dot”, i thotë ai policit.

Ky i fundit, i jep paralajmërimin e fundit pasagjerit, ose në rast të kundërt do të zbresë. Pasi refuzon sërish, polici tenton ta prangosë burrin. Polici e kap nga krahu me forcë atë dhe e kërcënon se do ta spërkasë me piper.

Pasagjerët e tjerë nuk janë dakord me veprimin e oficerit. Ata e akuzuan atë se po abuzon me pushtetin e tij dhe se po tregohet shumë ngacmues. Gjatë përleshjes, polici arrin t’i vërë prangat në njërën dorë dhe më pas e spërkat me piper.

Advertisement

Oficerët e tjerë i shkojnë në ndihmë dhe e nxjerrin nga treni pasagjerin. Bashkëudhëtarët e revoltuar kërkojnë të dinë emrin e policit.

Pasagjeri refuzon të vërë maskën/ Polici e spërkat me piper në fytyrë (VIDEO) shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy