Pediatrët: Maskat janë të rrezikshme për fëmijët nën 2 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pediatrët: Maskat janë të rrezikshme për fëmijët nën 2 vjeç

“Fëmijët nën moshën dy vjeçare nuk duhet që të mbajnë maska pasi ato mund t’ua vështirësojnë frymëmarrjen si dhe të rrisin riskun e mbytjes”, shprehet një shoqatë mjekësore në Japoni duke u bërë thirrje në mënyrë urgjente prindërve të tregojnë kujdes, teksa vendi po rihapet nga kriza e koronavirusit.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka hequr gjendjen e emergjencës për zonën e Tokios dhe katër zonave të tjera që kishin mbetur të hënën. Kjo pasi numri i infektimeve të reja ra ndjeshëm. Por ai ka paralajmëruar se masat izoluese mund të rivëhen përsëri nëse vihet re që virusi do nisi të përhapet përsëri fuqishëm.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, ekspertët shëndetësorë anembanë botës janë duke rekomanduar që njerëzit të veshin maska kur shohin se nuk mund të mbajnë dot distancimin social.

Por, Shoqata Japoneze e Pediatrisë ka paralajmëruar prindërit se maskat janë shumë të rrezikshme për foshnjat e fëmijët nën dy vjeç.

“Maskat mund ta bëjnë frymëmarrjen shumë të vështirë veçanërisht tek foshnjat të cilët kanë kanale frymëmarrjeje të ngushta. Gjithashtu ato vështirësojnë punimin e zemrës e duke rritur kështu mundësinë e një goditjeje nga nxehtësia (goditja nga nxehtësia ndodh zakonisht gjatë valëve të mëdha të të nxehtit e në këto raste temperatura e trupit rritet shumë e përbën rrezik për jetën e individit)”, thotë shoqata.

Advertisement

“Le ta ndalojmë përdorimin e maskave tek fëmijët nën dy vjeç”, ka shkruar shoqata në një postim në sajtin e saj.

Gjer tani ka pasur shumë pak raste serioze të koronavirusit tek fëmijët. Gjithashtu shumica e fëmijëve janë infektuar nga anëtarët e familjeve e thuajse nuk ka pasur raste shpërthimi të këtij virusi nëpër shkolla fillore apo çerdhe.

Po kështu bie dakort me Shoqatën Japoneze të Pediatrisë dhe Qëndra e ShBA-së për Kontrrollin e Sëmundjeve (U.S. Centers for Disease Control) dhe Akademia Amerikane e Pediatrëve (American Academy of Pediatrics ), të cilët thonë se fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të veshin maska apo mbulesa të tjera në fytyrë.(Reuters, përshtati në shqip Gazeta “Si)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy