Pentagoni merr vendimin: Vaksinimi anti-Covid për ushtarakët bëhet i detyrueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pentagoni merr vendimin: Vaksinimi anti-Covid për ushtarakët bëhet i detyrueshëm

Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për ushtarakë, tashmë që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën. Kirby tha se udhëzimet janë duke u zhvilluar dhe se afati kohor do të publikohet në ditët në vijim.

Vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent në dhjetor, ndërsa të hënën ka marrë miratimin e plotë nga FDA-ja.

Pentagoni ka thënë se ushtria ka mjaft vaksina për t’i përmbushur kërkesat. Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, deri më 18 gusht, më shumë se 1 milion anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë vaksinuar plotësisht.

Advertisement

Kirby tha se vendimi i Pentagonit do të vlejë vetëm për vaksinën Pfizer/BioNTech.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy