Pentagoni: Rusia lëshoi 480 raketa në Ukrainë për 8 ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pentagoni: Rusia lëshoi 480 raketa në Ukrainë për 8 ditë

Rusia ka rrethuar Mariupolin në Ukrainë, duke e izoluar atë nga bota. Qyteti port në jug të vendit, që konsiderohet shumë i rëndësishëm nga pozita gjeografike, ka mbetur prej dy ditëve pa energji elektrike, pa ngrohje dhe ujë të pijshëm.

Ndërsa raportohet se dhe rezervat ushqimore po mbarojnë. Autoritetet lokale paralajmërojnë një situatë kritike për banorët, teksa përballen me bombardimet e ushtrisë ruse.

Qindra persona raportohen të vrarë. Nuk dihet ende se sa nga 400 mijë banorët e Mariupolit kanë arritur të evakuohen, me forcat ruse që kanë shkatërruar linjat hekurudhore.

Qyteti port është një pika strategjike pasi gjendet shumë afër kufirit me Rusinë dhe ushtria e Moskës synon që t’i bllokojë daljen në det forcave ukrainase.

Advertisement

Ngjitur me Mariupolin, Rusia mori fitoren e parë në terren. Kherson, nyje strategjike ngjitur me Krimenë që mund t’i lejojë rusëve të kontrollojnë një pjesë të rëndësishme të bregut jugor në vend, duke avancuar drejt Odesës, është në duart e Moskës. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku i qytetit.

Jo shumë larg nga aty u raportua një incident me një anije mallrash estoneze me flamur të Panamasë. Mjeti lundrues u qëllua me dy raketa në Detin e Zi, pranë Odesës. Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit, katër ukrainas, një rus dhe një bjellorus, janë shpëtuar.

Në Kiev, Chernihiv dhe Kharkiv, të cilat qëndrojnë në duart e ushtrisë ukrainase, vijon breshëria e raketave-Në kryeqytetin e Ukrainës nuk janë raportuar viktima. Në Chernihiv, humbën jetën 22 persona dhe u shkatërrua një rafineri nafte, ndërsa në Kharkiv u bombarduan 3 shkolla dhe katedralja e qytetit.

Sakaq, autokolona ushtarake ruse e cila po i afrohet Kievit nga veriu, po avancon shumë ngadalë, e penguar nga rezistenca ukrainase e problemet teknike.

Advertisement

Ndërkohë Pentagoni amerikan thotë se që prej nisjes së pushtimit, Moska ka lëshuar më shumë se 480 raketa, të të gjitha madhësive dhe llojeve, në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy