Për çfarë ranë dakord shtetet?/ DW zbardh detaje nga marrëveshja e BE-së, si do të shlyehen borxhet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për çfarë ranë dakord shtetet?/ DW zbardh detaje nga marrëveshja e BE-së,  si do të shlyehen borxhet

Shtetet e BE-së kanë rënë dakord për paketën më të madhe financiare në luftë kundër krizës ekonomike për shkak të pandemisë. Kompromisi u arrit në orët e mëngjesit të së martës pas një samiti maratonë katër ditor.

Në luftë kundër krizës ekonomike për shkak të Coronës, shtetet e BE kanë rënë dakord për paketën më të madhe buxhetore dhe financiare të ofruar ndonjëherë nga BE. Ishte kreu i Këshillit të BE, Charles Michel që e bëri të ditur lajmin të martën herët. Kompromisi i arrit pas më shumë se katër ditë negociatash. E gjithë paketa arrin shifrën e 1,8 bilionë eurove, prej tyre 1074 euro janë planifikuar për buxhetin shtatëvjeçar të BE dhe 750 miliardë euro për programin e koniunkturës dhe investimeve.

Më digjitalë dhe më ekologjikë

Me paketën financiare, Bashkimi Europian synon të luftojë i bashkuar rënien historike ekonomike dhe të ruajë tregun e brendshëm në BE. Në të njëjtën kohë synohet të investohet më shumë në ekonominë digjitale dhe ekologjike. Për këtë janë marrë për herë të parë në masë të madhe borxhe nga BE, paratë do të shpërndahen kurse borxhet do të shlyhen së bashku.

Advertisement

Kompromis për fondet e Coronës

Të hënën u zgjidhën pas diskutimesh të shumta dy nga pikat kyçe të paketës. Së pari u arrit një kompromis për programin e Coronës që hapi rrugën për ujdinë finale. Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda pranuan marrjen e borxheve të përbashkëta dhe që fondet të shkojnë në formë grantesh tek shtetet e BE. Nga ana tjetër Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ranë dakord që shuma e programit të Coronës në formë grantesh të reduktohet, nga 500 miliardë në 390 miliardë euro. Ky ishte një element i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes financiare.

Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda – të vetëshpallurit “katër kursimtaret” – të mbështetur dhe nga Finlanda kishin kërkuar që vendeve në nevojë si Italia apo Spanja t’u jepen kredi dhe jo ndihma financiare që nuk ka nevojë të shlyhen. Për të arritur një kompromis në samit u ra dakord që shuma e ndihmave financiare të ulet dhe të jepen më tepër para në formë kredie.

Si problematike janë parë planet e Komisionit që BE-ja të marrë për herë të parë hua shuma të mëdha për programin stimulues të ekonomisë dhe për investimet. Disa nga vendet anëtarë kanë frike se marrja e një huaje dhe një borxh i përbashkët do t’i rëndojë edhe më tepër taksapaguesit e vendeve të tyre./DW

Advertisement

Për çfarë ranë dakord shtetet?/ DW zbardh detaje nga marrëveshja e BE-së, si do të shlyehen borxhet shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy