minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Për gjithologët tanë militantë të sëmurë”, Tritan Kalo kundër politikës: Mësoni të pushoni dhe të dëgjoni - Struga.info


“Për gjithologët tanë militantë të sëmurë”, Tritan Kalo kundër politikës: Mësoni të pushoni dhe të dëgjoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Për gjithologët tanë militantë të sëmurë”, Tritan Kalo kundër politikës: Mësoni të pushoni dhe të dëgjoni

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të fortë ku thotë se kur Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike, ndërsa këto të fundit i quan edhe “gjithologë militantë të sëmurë të të gjitha kaheve”.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ mjeku ka cituar Albert Ajnshtain i cili thotë se “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua”.

Postimi i Kalos:

Një rikujtesë në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore,

Advertisement

POR edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….

Demokracija e vërtetë dhe jo demon-kracija “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve,

POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy