Perandoritë kërkojnë të rimarrin territoret e humbura. Rusia: Po ndërhyni në punët tona të brendshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Perandoritë kërkojnë të rimarrin territoret e humbura. Rusia: Po ndërhyni në punët tona të brendshme

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit të tij, pasi SHBA kërkoi dhe mori votat për mbajtjen e një mbledhjeje të hapur për publikun në Këshillin e Sigurisë, lidhur me atë që po ndodh në Ukrainë.

“SHBA thotë se vendosja e trupave ruse brenda territorit rus përbën kërcënim për Ukrainën. Kjo është jo vetëm ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme tonat, por edhe një përpjekje për të keqorientuar komunitetin ndërkombëtar dhe rritur tensionet në arenën globale, mbështetur mbi akuza të pabaza të cilat i kemi hedhur poshtë vazhdimisht”, tha Nebenzya. “Edhe vetë presidenti (i Ukrainës), Zelenskiy tha se nuk na duhet të krijojmë panik”.

Por ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se pretendimet nuk janë aspak të pabazuara. “Ushtria ruse është shumë pranë kufirit të vendit fqinj, që është pushtuar më parë dhe që edhe sot ka trupa ruse në territorin e tij. Ne kemi punuar me ukrainasit, përmes kërkesës së tyre, në mënyrë që të jenë të përgatitur për atë që ata e konsiderojnë të pashmangshme”, tha Thomas-Greenfield.

“Kolegu rus tha se ne e kemi thërritur këtë takim për t’iu shqetësuar. Sa i shqetësuar do të ndiheshit nëse do të kishin 100 mijë trupa pranë kufirit tuaj. Këtu nuk bëhet fjalë për retorika, për Shtetet e Bashkuara apo Rusinë, por për paqen dhe sigurinë. Një shtet nuk mund të rishkruajë kufijtë e një shteti tjetër me forcë. I kërkojmë Rusisë ta zgjidhim këtë çështje me dialog, por nuk mund të rrimë duke pritur. Nëse Rusia pushton Ukrainën, askush nuk mund të thotë se nuk e priste.

Advertisement

Dhe pasojat do të jenë të tmerrshme. Çfarë do të ndodhte nëse ish-Perandoritë do të lejoheshin të rimerrnin territoret e humbura. Do të futeshim në një shteg të rrezikshëm. Ne kërkojmë një shteg paqeje dhe dialogu, nuk duam përballje, por do të tregohemi të vendosur nëse Rusia pushton Ukrainën”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy