Përgjaken protestat në SHBA/ Tubimet e “Black Lives Matter” degjenerojnë në sulme me armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përgjaken protestat në SHBA/ Tubimet e “Black Lives Matter” degjenerojnë në sulme me armë

Protestat në SHBA janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë fundjavës duke lënë pas skena të dhunshme dhe tensione të pashembullta.

Në Austin të Teksasit një person u vra me armë zjarri ndërsa disa përfaqësues të lëvizjes “Black Lives Matter” u shfaqën të armatosur në protesta.

Advertisement

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërsa edhe këtë të hënë vijojnë marshimet në disa shtete amerikane. Demonstruesit kanë pushtuar Times Square në Nju Jork, edhe pse vendi po përballet me rritje të të infektuarve me koronavirus.

Protestat e dhunshme kundër padrejtësive racore vijojnë nga data 25 maj kur afrikano-amerikani George Floyd humbi jetën në duart e policisë së shtetit të Minesotës.

Advertisement

Administrata Trump ka dërguar forca federale të zbatimit të ligjit, gjë që ka nxitur edhe më shumë tensionet. Demonstruesit po protestojnë tashmë edhe kundër pranisë së trupave federale në qytete.

Përgjaken protestat në SHBA/ Tubimet e “Black Lives Matter” degjenerojnë në sulme me armë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy