Përgjaket aeroporti i Kabulit, raportohet për 5 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përgjaket aeroporti i Kabulit, raportohet për 5 viktima

Situata në Kabul, pas hyrjes së trupave talebane, është tejet kritike.

Qytetarët afganë, por edhe ata ndërkombëtarë që gjendeshin atje janë dyndur në aeroport për t’u larguar sa më parë nga vendi.

Raportohet se në aeroportin e Kabulit në Afganistan janë shënuar 5 viktima, ndërsa ende nuk dihen autorët.

Sipas një dëshmitari, i cili foli për agjencinë Reuters ai ka parë trupat e pesë personave në një automjet por nuk ishte e qartë nëse viktimat ishin vrarë nga të shtënat me armë apo për shkak të përplasjeve në aeroport.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy