Moska ka kërcënuar Gjermaninë se do të përballet me pasoja të rënda, nëse nuk veprojnë pas përgjimeve të dala ku dy gjeneralë gjermanë bëjnë plane për një operacion të mundshëm për të shkatërruar urën e Krimesë.
“Gjermania mund të përballet me “pasoja të rënda” nëse nuk bëhet diçka në lidhje me mentalitetin që shkaktoi bisedën midis gjeneralëve të Luftëaffe-it për një operacion të mundshëm për të shkatërruar urën e Krimesë”, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova.
Mediat ruse kanë publikuar një regjistrim dhe transkript të komunikimit midis drejtuesve të lartë të Forcave Ajrore Gjermane, në të cilën ata diskutuan se si raketat me rreze të gjatë veprimi Taurus mund të vendosen kundër strukturës 18 km të gjatë, me kërkesë të Ukrainës.
“Siç ne e kuptojmë, ata nuk janë denazifikuar plotësisht,” u tha Zakharova gazetarëve në punimet e Festivalit Botëror të Rinisë në Soçi.
“Nëse nuk bëhet asgjë, nëse ky proces nuk ndalet nga vetë populli gjerman, kjo do të çojë para së gjithash në pasoja të rënda për vetë Gjermaninë”, shtoi ajo.
Gjermanët zbuluan gjithashtu praninë e personelit tjetër ushtarak perëndimor në Ukrainë, duke vepruar si vëzhgues për raketat me rreze të gjatë veprimi britanik dhe francez.