Përhapen protestat pro Palestinës, studentët irlandezë bllokojnë universitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapen protestat pro Palestinës, studentët irlandezë bllokojnë universitetin

Studentët në Trinity College Dublin, janë duke protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza dhe ngritën një kamp që detyroi administratën e universitetit të kufizonte hyrjen në kampus dhe të mbyllte ekspozitën Libri i Kells, një nga atraksionet kryesore turistike të Irlandës.

Kampi u ngrit vonë të premten mbrëma pasi sindikata e studentëve tha se ishte gjobitur me 214,000 euro nga universiteti për humbjet financiare që pësoi si rezultat i protestave të muajve të fundit që nuk kishin të bënin ekskluzivisht me luftën në Gaza. Presidenti i shoqatës Laszlo Molnarfia postoi një foto që tregonte stalla të grumbulluara përpara hyrjes së ndërtesës ku ekspozohet Libri i Kells. Këto dorëshkrime datojnë nga viti 800 pas Krishtit dhe është vepër e murgjve keltë.

“Libri i Kells tani është mbyllur për një kohë të pacaktuar”, shtoi ai në postimin e tij në platformën X.

Menaxhmenti i Kolegjit Trinity tha se kishte kufizuar hyrjen në kampus për studentët, stafin dhe banorët për arsye sigurie, duke shtuar se ekspozita e Book of Kells do të mbetet e mbyllur sot.

Advertisement

Aktivistët në Trinity po i bëjnë thirrje universitetit më të vjetër të Irlandës që të ndërpresë lidhjet me institucionet izraelite të arsimit të lartë dhe të mos hyjë në marrëveshje me kompanitë që kanë lidhje me Izraelin. Javën e kaluar, Linda Doyle tha se Trinity College po rishikon investimet e tij në kompani të ndryshme dhe se vendimet për të punuar ose jo me institucionet izraelite u lihen profesorëve individualë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy