Përhapja e koronavirusit/ OBSH: Situata në Ballkan, shqetësuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapja e koronavirusit/ OBSH: Situata në Ballkan, shqetësuese

Kreu i Departamentit të Situatave të Emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan deklaroi këtë të mërkurë se situata epidemiologjike në Evropën Jugore dhe në Ballkan shfaqet shqetësuese.

Ai tha për një radio irlandeze se pandemia është përqëndruar kryesisht në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, por përhapja e virusit gjithashtu po nxehet në Afrikë.

“Edhe pse vendet e Evropës Perëndimore kanë arritur ta sjellin epideminë nën kontroll, trendet shqetësuese janë shfaqur në Evropën Jugore dhe në Ballkan”, tha Ryan.

Ndër të tjera, Ryan theksoi se kjo situatë kërkon vigjilencë dhe kujdes të zgjatur, ndërsa paralajmëroi se duhet të mësojmë të jetojmë me virusin, deri në gjetjen e një zgjidhje.

Advertisement

Përhapja e koronavirusit/ OBSH: Situata në Ballkan, shqetësuese shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy